Ambasadori britanik, Kurtit: Formojeni sa më shpejt qeverinë
Sot pasdite ambasadorët e vendeve të QUINT-it i shkuan në zyrë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Pas takimit, u deklarua ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves. Ai tha se ka inkurajuar Kurtin, që ta formojë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur. “Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më…

Lajme
Sot pasdite ambasadorët e vendeve të QUINT-it i shkuan në zyrë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.
Pas takimit, u deklarua ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Ai tha se ka inkurajuar Kurtin, që ta formojë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë përparim në çështje jetësore, të tilla si zhbllokimi i fondeve dhe ecja drejt integrimit euroatlantik”, deklaroi ai pas takimit.