Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti, nuk flasin për media
Ndërkohë që ende vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ku tregon se kanë filluar përgatitjet për takimin e gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Tiranë, nën temën “Evropa e Re në…

Lajme
Ndërkohë që ende vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ku tregon se kanë filluar përgatitjet për takimin e gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Tiranë, nën temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar sot takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
RTK raporton se ambasadori francez, Olivier Guerot, ai i BE-së, Aivo Orav dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves kanë dalë tashmë nga objekti i qeverisë dhe janë larguar nga aty. Në oborrin e qeverisë është parë edhe vetura e ambasadorit gjerman Jorn Rohde.
Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë para medieve rreth këtij takimi.
Kjo është hera e parë që ambasadorët e QUINT-it kanë zbarkuar në Kryeministri, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Kurti deri më tash nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kreun e Kuvendit të Kosovës. Fillimisht ajo kishte propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar kanë refuzuar t’i japin votë asaj. Më pas vazhdimi i seancës konstituive është bllokuar tek mosvotimi i Komisionit për votim të fshehtë, që është propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Ndërkohë, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përkatësisht votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.