Policia kërkon bashkëpunim për lokalizimin e Kujtim Alimusajt – Kërkohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Kujtim Alimusajt, nga Strellci i Epërm për veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë. Siç njofton Policia, Kujtim (Selim) Alimusaj është i lindur me 25.07.1981. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen…

Lajme

12/05/2025 13:55

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Kujtim Alimusajt, nga Strellci i Epërm për veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë.

Siç njofton Policia, Kujtim (Selim) Alimusaj është i lindur me 25.07.1981.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]