Shtrenjtimi i rrymës, Muharremi -Qeverisë: A jeni në vete? Për 50 milionë euro me shkaku valë inflacioni qindramilionëshe?
Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Qeverisë së Kosovës me fjalët “a jeni në vete?” referuar përgjigjes refuzuese së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të anuluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës – kjo pasi që, sipas tyre, vetëm Qeveria e Kosovës mund ta sthyjë atë vendim përmes subvencionimit deri në 50 milionë euro. “O…

Lajme
Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Qeverisë së Kosovës me fjalët “a jeni në vete?” referuar përgjigjes refuzuese së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të anuluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës – kjo pasi që, sipas tyre, vetëm Qeveria e Kosovës mund ta sthyjë atë vendim përmes subvencionimit deri në 50 milionë euro.
“O njerëz, a jeni në vete?! Për 50 milionë me shkaktu valë inflacioni në ekonomi, me efekte qindra milionëshe në vitet që vijnë? Me i mbytë bizneset vendore, me e dobësu ekonominë, me e rritë importin, me e ul fuqinë blerëse, me i varfëru familjet? Për 50 milionë tonat, jo të xhepave tuaja private?”, shkroi Muharremi.
Postimi i plotë:
Tash po lexoj që ZRRE paska thënë që “vetëm qeveria mundet me zgjidh këtë problem me çmimet e rrymës” që po shkakton inflacion dhe rritje të çmimeve. Dmth po na thonë troç: “nuk po bashkëpunon qeveria, përndryshe e kishim zgjidhë menjëherë”.
E në takim sot me znj. Hykmete Bajrami, po lexoj që kanë deklaru se me 50 milionë euro zgjidhet krejt kjo punë, pa pas nevojë me rritë çmimet fare.
O njerëz, a jeni në vete?! Për 50 milionë me shkaktu valë inflacioni në ekonomi, me efekte qindra milionëshe në vitet që vijnë? Me i mbytë bizneset vendore, me e dobësu ekonominë, me e rritë importin, me e ul fuqinë blerëse, me i varfëru familjet? Për 50 milionë tonat, jo të xhepave tuaja private?
A e dini që 70 milionë janë nda për një ditë për zgjedhje për interesa politike dhe të votave, për pushtet? Pa planifikim paraprak. Qato €100 para zgjedhjeve si shtesa..
Nëse kjo që po thuhet që me 50 milionë subvencion qeveritar mund të ndalet rritja e çmimit të rrymës dhe vala e inflacionit, atëherë urgjent sot qeveria duhet me reagu. Pa asnjë vonesë. Sot.