Nga Vetëvendosje nuk e nënshkruan kërkesën për kundërshtim të shtrenjtimit të rrymës- , iu referuan si “filma- e pa efekt juridik e politik”
Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar sot Zyrës së Rregullatorit për Energji. LDK-ja gjatë dy seancave të kaluara ka mbledhur nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të dorëzojë kërkesë tek ZRRE-ja për anulimin e dy vendimeve të cilat lidhen me energjinë elektrike. Kësisoj, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami bashkë me…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar sot Zyrës së Rregullatorit për Energji.
LDK-ja gjatë dy seancave të kaluara ka mbledhur nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të dorëzojë kërkesë tek ZRRE-ja për anulimin e dy vendimeve të cilat lidhen me energjinë elektrike.
Kësisoj, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami bashkë me zyrtarin tjetër të LDK-së, Visar Azemi kanë dorëzuar sot kërkesat e tyre për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 përqind si dhe kërkesën që 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë-elektrike.
Pas dorëzimit të kësaj kërkese nga LDK-ja deklaruan se iniciativa e kësaj partie është nënshkruar edhe nga 30 deputetë të tjerë dhe është dorëzuar në ZRRE.
Në lidhje me këtë propozim për këtë iniciativë të cilën e bëri publike deputetja Bajrami patën reaguar edhe nga Vetëvendosje dhe Lista Guxo.
Mimoza Kusar-Lila shkarkoi cinizëm ndaj nismës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, për të dërguar kundërshtim ndaj ZRrE-së që të anulojë vendimin për shtrenjtim prej 16% të rrymës si dhe lënies në pamëshirën e-të-ashtuquajturit “treg i hapur” mbi 1 mijë e 300 bizneseve, perspektiva e të cilëve është energjia elektrike me çmim prej mbi 250% më të lartë se ç’e kanë pasur deri tas.
“Nuk kanë efekt as juridik as politik”, tha Kusari-Lila para gazetarëve bashkë me Faton Peci, teksa po provonin të arsyetonin të katërmbëdhjetin dështim për ta kaluar me doemos Albulena Haxhiun që nuk i ka votat për Kryetare të Kuvendit. Po mbledhin nënshkrime për të cilat nuk mnd të kemi asnjë vendimmarrje. Nëse duam të kemi vendimmarrje të plotë, qoftë përmes mbikëqyrjes të trupave të pavarur që i raportojnë Kuvendit, hapi i parë është pjesëmarrja në votim në Kuvendin e Kosovës (…)(…) ngritja e çështjeve që nuk mund ta kenë asnjë efekt real përveç një politikë, propagandë se kinse po brengosen për biznese apo qytetarët, është e pakuptimtë”, pati deklaruar Kusari-Lila
Hykmete Bajrami i reagoi në kohë-reale Kusari-Lilës – duke i kërkuar “të mos frikësohet” nga kontestmi i një vendimi me ndikim aq të madh zingjiror në mirëqenien ekonomike të qytetarëve siç është çështja e energjisë elektrike.
“Nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyrjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve e kanë për detyrë të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi”, shkroi Hykmete Bajrami.
Donika Gërvalla nga Lista Guxo e pati konsideruar këtë iniciativë si “filma”.
“Opozita ti thërrasë mendjes dhe të mos bllokojë procese. Nëse s’janë dakord me qeverinë apo kryeministrin vjen momenti për ta shprehur deh ai është momenti kur votohet për qeverinë, bllokimi i kuvendit dhe ardhja me kërkesa të tilla si kjo për ZRRE-në të cilën nuk di se kujt po ia drejtojnë. Kur pa u konstituar kuvendi kush do ta trajtojë kërkesën e AAK-së që e sollën për nënshkrim? Prandaj kërkesat bëhen kur konstituohet kuvendi dhe kur janë konstituar mekanizmat e kuvendit të cilat mund të merren me kërkesat e tilla, përndryshe të gjitha këto janë filma. Madje filma jo kreativ e pa fantazi”, tha ajo.
Kësisoj propozimi i LDK-së për kërkesë referuar ZRRE-së nuk gjeti mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Guxo dhe Alternativa.
Këta deputetë nuk u “lodhën” fare të merren me problematikën kyçe të qytetarëve të Kosovës- ngritjen e çmimit të rrymës./Lajmi.net/