AAK-ja dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë, Kadriaj: Presim që ndoshta të propozohet edhe masë e përkohshme e mbajtjes së seancave
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese ku ka dorëzuar kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë. ‘Deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese ku ka dorëzuar kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.
‘Deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”,,thuhej në njoftimin e AAK-së.
Kadriaj pas kësaj u deklarua për media ku deklaroi se tanimë dorëzuan kërkesën për trajtimin e kësaj çështje.
“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së e kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të proceduarave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet.Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”,tha Kadriaj../Lajmi.net/