Vorë, PS kryeson me 82 vota më shumë se demokratët
Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e sotme parlamentare. Në qendrën e votimit numër njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë kanë marrë pjesë njëqind e shtatëdhjetë e nëntë zgjedhës, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë njëqind e njëzet e katër vota, ndërsa…

Lajme
Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Në qendrën e votimit numër njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë kanë marrë pjesë njëqind e shtatëdhjetë e nëntë zgjedhës, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë njëqind e njëzet e katër vota, ndërsa koalicioni i djathtë dyzet e dy vota.
Në radhët e socialistëve më i votuari në këtë qendër votimi është Blendi Gonxhja me shtatëdhjetë e pesë vota, ndërsa nga demokratët Lorenc Hoxha ka marrë nëntë vota, raporton TopChannel.
Exit-poll i parë për zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri që nga 1991, ka treguar fituese Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, duke siguruar një mandat të katërt të njëpasnjëshëm.