Drejtori i Policisë në Prizren jep detaje nga ngjarja tragjike- Punonin dhe ishin familje e rregullt nuk dihet se si erdhi deri tek rasti
Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren ku babai vrau me thikë vajzën 15 vjeçare, lëndoi një tjetër 10 vjeç, gruan dhe më pas veten është deklaruar edhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu. Aliu deklaroi se me të marrë informatën policia iu është përgjigj…

Lajme
Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren ku babai vrau me thikë vajzën 15 vjeçare, lëndoi një tjetër 10 vjeç, gruan dhe më pas veten është deklaruar edhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu.
Aliu deklaroi se me të marrë informatën policia iu është përgjigj rastit në fjalë.
Po ashtu ai tha se familja në fjalë s’ka pasur ndonjë rast të hapur më herët për dhunë apo diçka tjetër në Policinë e Kosovës.
“Siç e potencoi kryeprokurori jemi njoftuar përmes telefonit, Policia iu ka përgjigj vendit të ngjarjes ka provuar me Emergjencën me ofru ndihmën e parë mjekësore por viktima ka qenë me fatalitet, kurse dy viktimave tjera iu është ofruar tretman mjekësor dyshuari i cili ka po ashtu lëndime trupore është nën mbikëqyrje të policisë. Mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra është në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes duke kryer të gjitha veprimet bashkë me prokurorinë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Aliu tha se familja kanë qenë të rregullt dhe se kanë punuar në Prizren.
“Vlen të potencohet se në shënimet tona zyrtare kjo familje s’ka pasur të raportuar apo të inciuar ndonjë rast ët mëhershëm .Ka qenë familje e rregullt që ka punuar, të shohim se si ka ardhur situata deri në këtë rast. Vajza e mitur sipas njoftimeve është transportu në Prishtinë si shkak i lëndimeve. Ndërsa i dyshuari ka vetëlëndime, por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetë”./Lajmi.net/
Ngjarja tragjike në Prizren, nga QKUK-ja japin detaje për gjendjen shëndetësore të 10 vjeçares