Kusari-Lila thotë se nuk ndryshohet emri i Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Deputetja e koalicionit VV-Alternativa, Mimoza Kusari Lila është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës pak para seancës konstituive. Me këtë rast para mediave Kusari-Lila deklaroi se Haxhiun nuk e ndërrojnë për kandidate të postit të Kryetares së Kuvendit. Kurse sa i përket votimit në mënyrë të fshehtë, Kusari-Lila dha sinjale se edhe sot do…

Lajme

05/05/2025 09:53

Deputetja e koalicionit VV-Alternativa, Mimoza Kusari Lila është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës pak para seancës konstituive.

Me këtë rast para mediave Kusari-Lila deklaroi se Haxhiun nuk e ndërrojnë për kandidate të postit të Kryetares së Kuvendit.

Kurse sa i përket votimit në mënyrë të fshehtë, Kusari-Lila dha sinjale se edhe sot do të propozohet një votim i tillë, ani pse dështoi dy herë radhazi, transmeton lajmi.net.

Njësoj u deklarua edhe deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj./Lajmi.net/