Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj

Një 17 vjeçare nga Ferizaj raportohet të jetë larguar nga shtëpia, tri ditëm ë parë dhe familjarët nuk dinë asgjë për të. Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli. “Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor…

Lajme

05/05/2025 08:37

Një 17 vjeçare nga Ferizaj raportohet të jetë larguar nga shtëpia, tri ditëm ë parë dhe familjarët nuk dinë asgjë për të.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30,  ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë. Është rreth 170cm e gjatë dhe person  83 kilogramë, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

“Rasti i është referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli./Lajmi.net/