Aksident trafiku në Grashticë të Prishtinës, dy të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Grashticë të Prishtinës. Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës. Nga…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Grashticë të Prishtinës.
Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.