Muharremi: Për katër muaj, Trusti pëson rënie drastike të miliona eurove
Njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se Trusti Pensional i Kosovës ka pësuar një rënie drastike të vlerës së investimeve gjatë katër muajve të fundit, duke humbur miliona euro. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremi ka listuar disa humbjet të cilat i janë shkaktuar Trustit Pensional. “Për katër…

Lajme
Njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se Trusti Pensional i Kosovës ka pësuar një rënie drastike të vlerës së investimeve gjatë katër muajve të fundit, duke humbur miliona euro.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremi ka listuar disa humbjet të cilat i janë shkaktuar Trustit Pensional.
“Për katër muaj, Trust pëson rënie drastike të miliona eurove”
E kemi bisedu këtë disa herë. Trusti i investon mjetet në bursa ndërkombëtare. Kur bie vlera, fjala është që ka rënie të vlerës në wall street dhe tjetërkah në botë. Dmth nëse ekonomia e SHBA-së performon keq, atëherë bie edhe vlera e investimeve.
Kështuqë, kjo nuk është dicka me fajësu qeverinë apo ndonjë institucion. Kështu funksionon kjo punë. Ato mjete, po supozoj, janë të investuara me mend dhe në mënyrën konservative. Nuk janë të investuara në asete që janë të paqëndrueshme, apo në kripto. Rregulli dhe eksperienca deri më tani ka tregu që ato vlera rikuperohen.
E keni pa, ekonomia e SHBA-së qerekun e fundit është negative. Përatë mesiguri ka ndodhur. Tarifat e Trump kanë shkaktu pasiguri në ekonominë amerikane dhe globale. Por kjo pritet me u rregullu. Historikisht, mjete janë rikuperu dhe kanë dalë në fitim. Edhe kjo, nëse shiqohet për disa muaj, shihen si humbje, por mesguri në termet afatgjate janë në fitim.”