Arrestohet gjykatësja e Kombeve të Bashkuara, detyroi një shtëpiake të punonte si skllave

Një gjykatëse e Kombeve të Bashkuara është arrestuar pasi detyroi një shtëpiake të punonte si skllave. Lydia Mugambe ishte duke studiuar për doktoraturë në drejtësi në Universitetin e Oksfordit kur oficerët zbuluan se ajo kishte një grua të re në shtëpinë e saj që kryente punë të papaguar si shërbëtore dhe dado, shkruan BBC. 50-vjeçarja,…

Bota

02/05/2025 23:48

Një gjykatëse e Kombeve të Bashkuara është arrestuar pasi detyroi një shtëpiake të punonte si skllave.

Lydia Mugambe ishte duke studiuar për doktoraturë në drejtësi në Universitetin e Oksfordit kur oficerët zbuluan se ajo kishte një grua të re në shtëpinë e saj që kryente punë të papaguar si shërbëtore dhe dado, shkruan BBC.

50-vjeçarja, e cila është gjithashtu gjyqtare e Gjykatës së Lartë në Ugandë, u shpall fajtore për veprat moderne të skllavërisë në mars.

Ajo u burgos në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit për gjashtë vjet e katër muaj.