AGK, Federatës Evropiane të Gazetarëve: Faleminderit për solidarizimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, për reagimin e ashpër pas fushatës së deputetëve të partisë në pushtet ndaj AGK-së dhe kryetarit të saj, Xhemajl Rexhës. Në një postim në Facebook, AGK shprehet se Federata Evropiane e Gazetarëve u del në mbrojtje…

Lajme

02/05/2025 19:37

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, për reagimin e ashpër pas fushatës së deputetëve të partisë në pushtet ndaj AGK-së dhe kryetarit të saj, Xhemajl Rexhës.

Në një postim në Facebook, AGK shprehet se Federata Evropiane e Gazetarëve u del në mbrojtje gazetarëve të Kosovës.

“AGK e falënderon EFJ-në dhe partnerët evropianë për solidarizimin e tyre të menjëhershëm në mbrojtje të gazetarëve dhe lirisë së shprehjes në Kosovë”, pohon AGK.

Federata Evropiane e Gazetarëve ka deklaruar se e dënon fuqishëm, siç e quan,” fushatën e neveritshme” të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarëve. Kjo federatë pohoi se kjo është një turp për Albin Kurtin, kryetarin e VV-së, dhe për partinë e tij.