Kurti takohet me drejtorin e QKUK-së pas incidentit të djeshëm: E dënoj ashpër rastin, organet e rendit ta zbardhin rastin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë në dorëheqje, Arben Vitia janë takuar me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdarin, të cilit dje i ka shpërthyer vetura e tij në oborrin e QKUK-së. Kurti ka dënuar ashpër këtë sulm dhe i ka bërë thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që…

Lajme

01/05/2025 15:52

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë në dorëheqje, Arben Vitia janë takuar me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdarin, të cilit dje i ka shpërthyer vetura e tij në oborrin e QKUK-së.

Kurti ka dënuar ashpër këtë sulm dhe i ka bërë thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë, shkruan lajmi.net.

“Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona. Por, akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë”, ka shkruar Kurti.