Muharremi për propozimin për votimin e fshehtë: Shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë
Analisti Shenoll Muharremi komentoi vazhdimin e nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Kur demokracia nuk na shkon për shtat, kthehemi në errësirë. LVV po propozon që Kryetari i Kuvendit të votohet me votë të fshehtë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Republikës. Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti. Këto…

Lajme
Analisti Shenoll Muharremi komentoi vazhdimin e nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Kur demokracia nuk na shkon për shtat, kthehemi në errësirë. LVV po propozon që Kryetari i Kuvendit të votohet me votë të fshehtë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Republikës.
Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti. Këto nuk janë më manovra politike, janë shenja të qarta të rrëshqitjes drejt autokracisë.
Sa më thellë kriza, aq më i rëndë do të jetë ndëshkimi për ata që e shkaktuan”, shkroi në facebook Muharremi.