Kryeziu flet për formimin e institucioneve: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane
Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe për mosformimin e Qeverisë. Ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit. “Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit,…

Lajme
Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe për mosformimin e Qeverisë.
Ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit.
“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet. Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament, nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu në Klan.