Prokuroria jep detaje për aksionin anti-drogë ku u arrestuan tre të dyshuar
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit në zbatimin e masave të veçanta hetimore në rrugën “Vatra” Tophane në Prishtinë, ka arrestuar tre të dyshuar. Të pandehurit dyshohen për…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit në zbatimin e masave të veçanta hetimore në rrugën “Vatra” Tophane në Prishtinë, ka arrestuar tre të dyshuar.
Të pandehurit dyshohen për vepër penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Një i dyshuar gjendet ende në arrati.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si në vijim: Një (1) sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram, një sasi e parave të valutave të huaja, peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut, shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme prej 4.4 gram, dy (2) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram, shtatë (7) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram, dy (2) telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung, tri (3) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram, nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
“Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale”, njofton Prokuroria.