Geci e ofendoi publikisht, flet Peci: Unë i jam drejtu me shumë respekt familjes Geci, le të mbetet tek secili se me çfarë fjalori drejtohet

Pak para seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Guxo, Faton Peci foli në lidhje me çështjen e kërkimit të votës apo jo nga ana e LDK-së, për VV-në në kuadër të propozimit të kryekuvendares. “Sa i përket diskutimeve që janë bë në media, rreth një telefonate nuk e di a ka ndodh. Unë…

Lajme

01/05/2025 11:52

Pak para seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Guxo, Faton Peci foli në lidhje me çështjen e kërkimit të votës apo jo nga ana e LDK-së, për VV-në në kuadër të propozimit të kryekuvendares.

“Sa i përket diskutimeve që janë bë në media, rreth një telefonate nuk e di a ka ndodh. Unë personalisht kam respekt për familjen Geci në radhë të parë për bacin Lil që është vëllai me moshën më të madhe në atë familje por sido që të jetë një mesazh miqësor për z Gani Geci, komunikimet që ndodhin edhe me sms edhe me thirrje telefonike në politikë nuk është pjekuri që të shfaqen në media. Ju mundeni me pyet z. Gani Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicioni VV-Lista Guco dhe Aternativa ndonjë sms ku ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një bashkëpunim”, ka thënë Peci para mediave.

E pas kësaj reagoi vetë Gani Geci i cili ndër të tjerash iu referua Pecit si “Faton Luci”.

“Unë jam taku me Faton Pecin në aeroport prej Gjermanisë deri në Kosovë, i kem ndrru numrat e telefonit kur ka dal me ni konferencë për shtyp se aj po don mi kthy pronat e ministrisë së bujqësisë gjegjësisht të pylltarisë unë jam kum dërgu ni sms dhe disa prona të uzurpuara që kum dyshu qe janë uzurpune në Drenicë, dhe smu ka përgjigje sido që të jetë unë këqyra me i shiku edhe sms po aj e kish fshi edhe numrin, unë nuk jam qe i qoj sms kurrë dikujt për bashkëpunim unë kum mendu që lista Guxo janë me LDK tash po shihet që ata janë japanq me LVV-në.  SHIKU e UDBA e tash Faton Luci e Albin Kurti po mundohen me i përça vëllezërit Geci po kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Geci.

I pyetur në lidhje me këtë situatë, FAton Peci tha se nuk mendon se është çështja kryesore që i preokupon qytetarët çështja e komunikimit të një personi fizik që s’ka asnjë mandat.

“Nuk mendoj se është tema kryesore që e preokupon qytetarin e Kosovës çështja e komunikimit të një personi fizik që s’ka asnjë mandat. Unë thashë që s’është kulturë e mirë politike që komunikimet e bisedat telefonike të nxirren jashtë e nga konteksti e të tentohet të krijohet një opinion i tillë. Ka nga ata që janë akterë politikë po s’i nxjerrin sms-at jashtë. Po më kujtohet që e ka dërgu Gani Geci, por krejt qytetarët që qojnë ankesa për çështjen e uzurpimeve unë e adresojë- por adresimin tek përgjegjësit nuk nënkuptojë që unë duhet e mi dhënë llogari një personi fizik”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai tha se i është drejtuar me shumë respekt familjes Geci.

“Unë i jam drejtu me shumë respekt familjes Geci kam deklaruar se kam respekt sidomos për rrethanat e vështira gjatë luftës, ai më ishte drejtuar tani e pash më një ofendim le të mbetet tek secili se me çfarë fjalori drejtohet. Kultura politike i dikujt që dëshiron të jetë akterë në politikë nuk lejon një qasje të tillë”./Lajmi.net/