Krasniqi: PDK s’i ka ikur kurrë askujt, nuk i ikim as takimeve sot- nuk e di nëse Kurti e ndërron emrin e Haxhiut për kryekuvendare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u deklarua para mediave pas takimit që pati me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Krasniqi para mediave tha se me Kurtin kanë shkëmbyer idetë dhe diskutimet s ai përket konstiutimit të Kuvendit. Krasniqi konfirmoi se qëndrimet e PDK-së nuk kanë ndryshuar dhe se këtë ia ka deklaruar edhe vetë Kurtit.…

Lajme

01/05/2025 09:50

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u deklarua para mediave pas takimit që pati me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Krasniqi para mediave tha se me Kurtin kanë shkëmbyer idetë dhe diskutimet s ai përket konstiutimit të Kuvendit.

Krasniqi konfirmoi se qëndrimet e PDK-së nuk kanë ndryshuar dhe se këtë ia ka deklaruar edhe vetë Kurtit.

“Qëndrimet e PDK-së dhe të mijat janë ato që ju i dini, atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës këtu para jush ia kam thënë edhe Kurtit përsëri. Për PDK-në është shumë me rëndësi që sa më parë të zhbllokohet kjo situatë, e të konstituohet Kuvendi i Kosovës”, tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ai tha se PDK s’ka pasur qëndrime bllokuese në këtë proces.

“E që të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjet e qeverisë së ardhshme e për të ndodhur kjo padyshim se privilegjin kushtetues i takon partisë që ka dalë e para, koalicionit VV-GUXO Alternativa. Meqë është hera e parë që s’ka shumicë parlamentare po kërkon me e zgjedhë kryetarin që dëshiron normalisht që një gjë e tillë s’mund të imponohet në mënyrë se siç ka ndodhur deri tash. Kurtit i thashë se është mirë të mendohet për kandidatura të tjera, ky është qëndrimi i PDK-së.Ne s’kemi pasur qëndrim bllokues e mohues. S’na takon neve t’ia zgjedhim kryetarin partisë që ka dalë e para.Ne s’kemi marrëveshje politike dhe s’po merremi me një çështje të tillë”

“Qëndrime tona ju i dini po përkundër kësaj themi ejani të votojmë një figurë që mund të jetë e pranishme e tanimë janë dy opsione nga kolegët e opozitës që mund të jenë opsione.Pjesa tjetër, nënkryetarët as që diskutohen dhe janë çështje të ndamë. Neni 67  e ka fjalinë kryetarët dhe nënkryetarët por s’janë e njëjta gjë. Nuk e kemi ne çështjen e kryetarit të Kuvendit simbolik siç thonë diçka, e ka ndodhur edhe në të kaluarën që edhe kreu i shtetit e ta luajë rolin e presidentit dhe s’është as i krahasueshëm me rolin e nënkryetarëve. Po ju flet dikush që ka qenë nënkryetarë. Pra çështja e nënkryetarëve nuk diskutohet, votohen pako. Kështu që  nuk besoj se ka ndryshuar si situatë”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu deklaroi se PDK asnjëherë nuk i ka hezituar dialogut apo diskutimeve.

“Le ta kenë të qartë edhe ata që do të mund të kenë pasur dje ndonjë pikëpyetje, PDK asnjëherë në të kaluarën apo sot nuk i heziton dialogut apo diskutimeve me këto. Ne e kemi përgjegjësinë para votuesve tanë, e para qytetarëve të Kosovës. E do të ishte një ikje e panevojshme, ne s’i kemi ikur askujt as në të kaluarën as tash as në të ardhmen.Ne i paraqesim qëndrimet tona të hapura. Unë nuk jap propozime sa i përket kryetarit/es i takon atyre të japin propozime”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se nuk i është thënë se do të ndërrojnë kandidaten, pro sipas tij nëse duan të zhbllokojnë situatën do të duhej të ndryshohej emri i Haxhiut.

“Unë nuk e di në ora 10:00 është seanca unë nuk pres ndonjë ndryshim, nuk e di a ndërron.Unë flas cak unë kam thënë, Kurti le të fletë vetë nëse mundeni me e gjetë diku. Propozime nuk jap, sepse mundem me i ndiku dikujt ose nëse e kanë konsideruar ndoshta mund të shkonsiderojnë.Nuk më tha që kanë ndryshuar, sinjale nuk mund të interpretojë, por besoj shumë fuqishëm që nëse dëshiron me e zhblloku situatën edhe me e zgjedhë Kryetar të Kuvendit e me tentu me u bë kryeministër ai duhet qysh sot me e ndërru kandidatin- nëse e ndërron e kuptoj që kanë vullnet me e zhblloku situatën.Jo s’kemi diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm. Qëndrimi i PDK-së s’ka ndryshuar krejt çka ka ndodhë sot është e qartë. I kam thënë ndërrojë kandidatin nëse e ke përnjëmend me zhblloku situatën.Nuk i kam përmendur emra, s’është e PDK-së të propozoi kandidatë por jemi korrekt të themi që Albulena Haxhiu s’kalon, nëse duan të kalojnë dikë tjetër mundësinë e kanë”,tha ai.

Krasniqi deklaroi se zgjedhet nuk janë zgjidhja e parë, por nëse ka bllokadë e këmbëngulje nga ana e VV-së që të thuhet ja Albulena ja hiç e më e bë më të rëndësishëm se krejt institucionet atëherë më mirë me shku në zgjedhje./Lajmi.net/