Ftesa e Kurtit për takim- Krasniqi pritet të jetë aty, Abdixhiku nuk u përgjigj fare
Duke nisur nga ora 08:30 pritet që lideri i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti të presë në takim të parin e PDK-së, Memli Krasniqi. Kurti dje ftesë i çoi edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdihxiku por ky i fundit nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje nëse do të takohet me Kurtin. Ftesës së…

Lajme
Duke nisur nga ora 08:30 pritet që lideri i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti të presë në takim të parin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurti dje ftesë i çoi edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdihxiku por ky i fundit nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje nëse do të takohet me Kurtin.
Ftesës së Kurtit pozitivisht në mënyrë publike iu përgjigj Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se kjo do të bëhet për shkak se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë.
Kjo ftesë e Kurtit vie pak orë para zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet që Vetëvendosje të propozojë sërish emrin e deputetes Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit.
Disa herë radhazi Haxhiu mori veç 57 votë për, ndërsa në seancën e fundit mori 54./Lajmi.net/