Hoti nga Sindikata e Policisë së Kosovës: Na është thënë se diçka do të paguhet, do të ndërmarrim veprime

Avdi Hoti nga Sindikata e Policisë së Kosovës tha se do të ndërmarrin hapa lidhur me mospagesën e punës sekondare të policëve. Atij i është thënë nga drejtori i Policisë së Kosovës se diçka nga pjesa e mbetur e pagesave do të realizohet. Por nuk ka marrë shkresë nga Policia apo Ministria e Financave “Kam…

Lajme

30/04/2025 19:39

Avdi Hoti nga Sindikata e Policisë së Kosovës tha se do të ndërmarrin hapa lidhur me mospagesën e punës sekondare të policëve.

Atij i është thënë nga drejtori i Policisë së Kosovës se diçka nga pjesa e mbetur e pagesave do të realizohet. Por nuk ka marrë shkresë nga Policia apo Ministria e Financave

“Kam dëgju se nuk janë pagu një muaj edhe puna sekondare. Sot kemi pasë takim me Drejtorin i Policisë dhe njëra ndër pyetjet ishte nëse do të paguhen pjesa e mbetur, dhe përgjigja ishte se ‘po diçka do të paguhet’, por as ai nuk ka pas informacione. Në momentin që do të marrim informatën do të dalim me komunikatë zyrtare. do të ndërmarrim veprime”, tha Hoti për Klanin.