Ushtarët e RMV-së të KFOR-it kryen patrullime në Pejë

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrullime në komunën e Pejës. KFOR përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it. Sipas tyre ky patrullim është një përpjekje e vazhdueshme që ndjek parimet e…

Lajme

30/04/2025 19:06

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrullime në komunën e Pejës.

KFOR përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it.

Sipas tyre ky patrullim është një përpjekje e vazhdueshme që ndjek parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonë, në përputhje të plotë me objektivin e misionit.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka shkruar KFOR në Facebook. /Lajmi.net/