Dy persona theren me thikë në lagjen Kalabria në Prishtinë – Të lënduarit dërgohen në QKUK, i dyshuari është paraqitur në Polici

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë, ndërsa dy nga ta janë therur me thikë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci. Borovci ka thënë se të lënduarit janë dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është paraqitur në Polici. Policia…

Lajme

30/04/2025 16:28

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë, ndërsa dy nga ta janë therur me thikë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se të lënduarit janë dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është paraqitur në Polici.

Policia dhe Prokuroria po e hetojnë rastin.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).  Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci për lajmi.net.