Halimi për ndaljen e punimeve në shesh: Një kryetar që po përballet me arsenalin e shtetit

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka reaguar pas ndalesës së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se i pari i Prishtinës po përballet me arsenalin e shtetit. Teksa ka shtuar se një qeveri nuk mund të pretendoj të ushtroj vullnet politik në…

Lajme

30/04/2025 11:45

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka reaguar pas ndalesës së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se i pari i Prishtinës po përballet me arsenalin e shtetit.

Teksa ka shtuar se një qeveri nuk mund të pretendoj të ushtroj vullnet politik në Leposaviq, ndërkohë që pengon një vullnet politik në Prishtinë

“Një pamje që nuk do të doja ta shihja kurrë: shteti kundër shtetit ose një pushtet nacional kundër një pushteti komunal! Një kryetar komune në betejë me burokracinë qeveritare, ai po përballet me arsenalin e shtetit sepse po e ndërton një shesh më shumë në kryeqytet. Një politikë që ngjan me kohë luftrash, ku kushdo jashtë perimetrit të tyre mbrojtës partiak, sulmohet. mNuk mund të ushtrosh vullnet politik në Leposaviq, ndërkohë që pengon një vullnet politik në Prishtinë. Lëreni qeverisjen lokale të bëjë punën e saj. Ju bëjeni tuajën: konstituojeni Kuvendin!”, ka shkruar Halimi. /Lajmi.net/