KQZ-ja mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë disa pika të rendit të ditës. Mbledhja nis në ora 13:00, transmeton lajmi.net. Rendi i ditës: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së 2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 24, 25,…

Lajme

30/04/2025 08:50

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë disa pika të rendit të ditës.

Mbledhja nis në ora 13:00, transmeton lajmi.net.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29/2025

3. Aktivitetet e Zyrës

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës ndarjen e mjeteve financiare nga

Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së

Kosovës për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor të vitit 2025 dhe ndarjen e mjeteve

financiare për punën e deputetëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e

Kosovës, sipas rezultatit të certifikuar të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 14.02.2021.

Rekomandim për realizimin e vizitës studimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, për stafin e Njësisë së Kontrollit Financiar të Subjekteve Politike në Zyrë

4. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ

4.1. Rekomandim për kutitë e votimit (298) të cilat janë objekt hetimi nga institucionet e drejtësisë

5.Këshillat e KQZ

5.1.Këshilli për Buxhet dhe Financa

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar- mars 2025;

5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të derivateve për periudhën janar – mars 2025.

5.2. Këshilli për Personel

5.2.1. Plani i rekrutimit i personelit të përhershëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025

5.3. Këshilli për Çështje Ligjore

5.3.1. Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtares të kuvendit komunal në Zubin Potok

6. Të ndryshme./Lajmi.net/