Kosovarët drejt varfërisë me çmime ekstreme- Mali Zi rriti pensionet në 450 euro, pagën minimale në 800 dhe uli çmimin e rrymës në 9.70 cent
Kosova është vend i vogël, që kosovarët të përballen me çmime kaq të larta që së fundi po kalojnë në ekstremitet. Por askujt s’po i bëhet vonë. Qytetarët e Kosovës përpos çmimeve tejet të larta në gjërat bazike e esenciale të jetës- tashmë është paralajmëruar se do të përballen dhe me një rritje tjetër të…

Lajme
Kosova është vend i vogël, që kosovarët të përballen me çmime kaq të larta që së fundi po kalojnë në ekstremitet.
Por askujt s’po i bëhet vonë.
Qytetarët e Kosovës përpos çmimeve tejet të larta në gjërat bazike e esenciale të jetës- tashmë është paralajmëruar se do të përballen dhe me një rritje tjetër të thuajse gjithçkaje e cila mirëmbahet apo blihet.
Faturat e energjisë-eklektike duke filluar nga muaji maj do të shtrenjtohen për 16.1 për qind- apo rritja më e lartë e ndodhur ndonjëherë në vendin tonë pas luftës. Rritja e çmimit të rrymës bëri që prodhuesit të paralajmërojnë edhe rritje të çmimeve të tjera.
Në furrat e vendit tonë çmimi i bukës veçse ka shkuar në 80 cent, qumështi pritet të ngritët në mbi dy euro vezët kanë shkuar në 4 euro, e kilogrami i specave qëndron diku rreth 5 euro.
Jo vetëm kaq. Shtrenjtim të lartë pati edhe në çmimet e banesave, në mirëmbajtje e në shumë produkte që i duhen qytetarëve.
E vendi ynë edhe pse nuk është larg nga Mali i Zi- qëndron në fakt larg pagave të tyre e pensioneve.
Mali i Zi rriti pensionet në 450 euro. Jo vetëm kjo pasi në Mal të Zi paga minimale është nga 600 në 800 euro, kurse paga maksimale është 1 mijë e 12 euro. Kurse pensioni maksimal është 521 euro.
E bazuar në gjithë këto paga e pensione shumëfish më të larta se në Kosovë, çmimi për 100 kilovatë të rrymës është zbritur nga 10.30 në 9.70 cent.
Për dallim nga Mali i Zi- Kosova u shtrenjtua.
Pensionerët vazhdojnë të paguhen me një pension thuajse “lëmoshë” veç 120 euro- i cili nëse llogaritet në çmimet e përditshme u mjafton vetëm të paguajnë rrymën dhe nga një bukë në ditë- duke lënë anash këtu barnat e shpenzimet e tjera të cilat kanë pas vetes. Rreth 304 mijë qytetarë raportohet të jenë përfitues të këtij pensioni që me shtrenjtimin e këtyre çmimeve s’do tu dalë thuajse për asgjë.
E në vitin 2024 Qeveria e Kosovës rriti pagën minimale në Kosovë në 350 euro, e që vazhdon të jetë tejet e ulët krahasuar me vendet e rajonit. Kosova renditet pas Shqipërisë ku paga bazë është 399 euro, pas Bullgarisë ku është 477 euro, Pas Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me 544 euro.
Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.
Por rritja e vogël që iu bë pagës minimale nuk vërehet fare tek kosovarët -kjo pasi çmimet janë bërë drastikisht më të larta, përfshirë këtu çmimin e rrymës që do e vë në një “kolaps” total gjendjen e qytetarëve.
Çmimi për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji është 7.79 centë, kurse për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë llogaritet me çmim prej 14,45 centësh. E kjo shifër rritet edhe më tepër nga 1 maji kur hyn në fuqi tarifat e reja. Rritja e çmimit 16.1% do e bëjë Kosovën thuajse “ të pajetueshme” ku shumë prej qytetarëve ndoshta do të mendojnë edhe gjetjen e ndonjë zgjidhje tjetër të përballjes me jetën e shtrenjtë që është shndërruar në vendin tonë.
Madje vendimi për shtrenjtimin e rrymës nuk është se e ka lëvizur qëndrimin e qeverisë. Nga Ministria që drejton sektorin e energjisë ishte thënë për lajmi.net se vendimi për rritje apo ulje të tarifave të rrymës i takon vetëm ZRRE-së./Lajmi.net/