Ariu shkon në ballkonin e një shtëpi në Mushtisht të Suharekës – Qytetarët të rrezikuar

Një ngjarje aq sa e rrezikshme edhe e pazakonshme ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Një ari është shfaqur në ballkonin e një shtëpie në Mushtisht të Suharekës, shkruan lajmi.net. Pamje nga rasti kanë publikuar mediat lokale, të cilat kanë raportuar se qytetarët janë të shqetësuar pas rastit. “Mushtishti në alarm! Në orët e…

Lajme

28/04/2025 16:09

Një ngjarje aq sa e rrezikshme edhe e pazakonshme ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Një ari është shfaqur në ballkonin e një shtëpie në Mushtisht të Suharekës, shkruan lajmi.net.

Pamje nga rasti kanë publikuar mediat lokale, të cilat kanë raportuar se qytetarët janë të shqetësuar pas rastit.

“Mushtishti në alarm! Në orët e para të mëngjesit, sot është shfaqur arusha në tarracën e një shtëpie. Banorët ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë ndihmë urgjente nga autoritetet. Nuk është hera e parë, por ende pa reagim”, kanë shkruar krahas videos.

Pamje: