Krasniqi: Shpresoj që VV-ja ka ndryshuar kandidat
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se situata në Kuvend zhbllokohet në momentin që Lëvizja Vetëvendosje ndryshon kandidatin për kryeparlamentar. Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit të dielën për vazhdimin e seancës konstituive, u shpreh skeptik se sot do të zgjidhen trupat e organit kryesor legjislativ. Deputetët e PDK-së kanë…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se situata në Kuvend zhbllokohet në momentin që Lëvizja Vetëvendosje ndryshon kandidatin për kryeparlamentar.
Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit të dielën për vazhdimin e seancës konstituive, u shpreh skeptik se sot do të zgjidhen trupat e organit kryesor legjislativ.
Deputetët e PDK-së kanë votuar kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, në katër përpjekje të saj për të marrë këtë post.
E njëjta në katër tentime ka marrë vetëm 57 vota pro, nga 61 sosh sa janë të nevojshme. Kundër saj po votojnë edhe deputetët e LDK-së dhe AAK-së, ndërkaq tre deputetët e Nisma Socialdemokrate po abstenojnë.
“Inshalla lëviz diçka. Po shpresoj që e kanë ndërruar kandidatin…Po me një kandidat tjetër”, tha shkurt ai.
Sot tentohet për të shtatën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.