“1,2,3 vrapo”- Kurti gati ia nis vrapit duke u munduar të ikën sa më shpejtë brenda Kuvendit

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti veçse ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Si edhe në pesë herët e kaluara të seancës konstituive, Kurti zgjodhi që të largohet nga Qeveria për në Kuvend pa folur asnjë fjalë. Madje sot për çudi Kurti ishte gati të nis të vrapojë,…

Lajme

25/04/2025 09:58

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i betuar i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti veçse ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Si edhe në pesë herët e kaluara të seancës konstituive, Kurti zgjodhi që të largohet nga Qeveria për në Kuvend pa folur asnjë fjalë.

Madje sot për çudi Kurti ishte gati të nis të vrapojë, duke u munduar të hyjë brenda kuvendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje vendosi që të mos e flasë as edhe një fjalë në lidhje me mos-konstitumin e Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e propozuar nga partia e tij Albulena Haxhiu nuk po votohet mjaftueshëm.

Kurti që bashkë me të tjerët e Vetëvendosjes shpreheshin të bindur se kanë siguruar votat duket se tani e kanë kuptuar se në fakt nuk kanë votat as për kryeparlamentar- e më vonë për formimin e qeverisë.

Lideri i VV-së shprehej se po pret certifikimin e votave e më pas do flitet për bashkëpunime e formim institucionesh tanimë s’po flet asnjë fjalë se sa do të zgjasë kjo bllokadë./Lajmi.net/