Fejza kritikon opozitën: Po përdoret gjuhë ofenduese mbi baza gjinore ndaj Albulena Haxhiut, është luftë kundër të gjitha grave

Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza ka kritikuar opozitën për gjuhën ndaj kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. Fejza para mediave tha se gjuha ndaj Haxhiut është gjuhë ofenduese mbi baza gjinore, transmeton lajmi.net. “Është e papranueshme gjuha që është përdorur ndaj Albulena Haxhiut, këto ditë kemi parë shumë ofendime me bazë gjinore. Fakti që ofendimit ia…

Lajme

25/04/2025 09:42

Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza ka kritikuar opozitën për gjuhën ndaj kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Fejza para mediave tha se gjuha ndaj Haxhiut është gjuhë ofenduese mbi baza gjinore, transmeton lajmi.net.

“Është e papranueshme gjuha që është përdorur ndaj Albulena Haxhiut, këto ditë kemi parë shumë ofendime me bazë gjinore. Fakti që ofendimit ia vë prapa një komenti politik ai vazhdon të mbetet ofendim. Në mungesë të kritikave, ka pasur sulme mbi baza private dhe personale, me elemente të theksuara seksiste mizogjene. Mendoj që kjo është situatë që nuk është thjesht luftë kundër Albulena Haxhiut është luftë kundër të gjitha grave që në të ardhmen synojnë pozita të rëndësishme shtetërore”, tha Fejza.

Kujtojmë se në votimet e fundit Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në votimin e kaluar ajo mori besimin e 57 deputetëve.