Peci flet para seancës: Kam dëgjuar diçka, por pyeteni Kurtin se cila ministri i është premtuar Duda Baljes
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Peci deklaroi se partitë opozitare, apo partia për partinë tjetër nuk mundet me dhënë propozime, e veton ose nuk e voton është zgjedhja e tyre. “Mendojmë se zgjedhja më e duhur është të zhbllokohet kjo bllokadë deh të shkohet drejtë…

Lajme
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.
Peci deklaroi se partitë opozitare, apo partia për partinë tjetër nuk mundet me dhënë propozime, e veton ose nuk e voton është zgjedhja e tyre.
“Mendojmë se zgjedhja më e duhur është të zhbllokohet kjo bllokadë deh të shkohet drejtë konstitumin.Zgjidhja mbetet në duart e kuvendit, unë jam për me gjetë zgjedhje dhe të futemi në afatet për formimin e institucioneve”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Peci është pyetur nëse zyrtarisht deputetes nga radhët e komuniteteve, Duda Balje i është premtuar një ministri nga i pari i VV-së, Albin Kurti, meqë rast tha se ka dëgjuar diçka por nuk i di detajet.
“Unë di diçka por nuk i di detajet, i drejtoheni në këtë rast akterit kyç kryeministrit Albin Kurti. Është çështje e mandatarit se cila ministri i është dhënë”./Lajmi.net/