Të shtëna armësh në Deçan, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar pasi ndaj tij është shtënë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në ora 6:40 të mëngjesit në fshatin Strellc të Deçanit, transmeton lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, teksa policia ka dalur menjëherë në…

Lajme

25/04/2025 09:29

Një person ka mbetur i lënduar pasi ndaj tij është shtënë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në ora 6:40 të mëngjesit në fshatin Strellc të Deçanit, transmeton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, teksa policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”.