Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Ozdrim të Pejës

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. Ai shtoi se në aksident të përfshira janë dy vetura. “Sot rreth orës…

Lajme

24/04/2025 17:17

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai shtoi se në aksident të përfshira janë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.