Pas 40 ditësh në gjendje kome, vdes punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës. Që nga ajo ditë, ai ishte duke…

Lajme
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës.
Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.
Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.
Pas konfirmimit të vdekjes, rasti është proceduar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00.