Haradinaj takohet me krerët e OVL-UÇK: Mbështetja për kërkesat legjitime të veteranëve është detyrim moral dhe institucional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga Hysni Gucati. Gjatë takimit u diskutuan shqetësimet dhe kërkesat e kësaj kategorie, të cilët Haradinaj i cilësoi si më meritorët për lirinë e Kosovës. “Siç kam qenë përherë pranë…

Lajme

24/04/2025 16:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga Hysni Gucati.

Gjatë takimit u diskutuan shqetësimet dhe kërkesat e kësaj kategorie, të cilët Haradinaj i cilësoi si më meritorët për lirinë e Kosovës.

“Siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon,” tha Haradinaj.

Ai theksoi se shteti i Kosovës, i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral dhe institucional ndaj luftëtarëve të lirisë, të rënëve dhe familjeve të tyre.