Uji ua “vërshon” rrugën e oborret çdo herë që bie shi, banori i një fshati të Kamenicës thotë se kanë kërkuar ndihmë në Komunë mbi 10 herë

Banorët e fshatit Poliçk të Kamenicës po përballen me një situatë të vështirë pasi që shiu ka filluar të bëhet problem serioz për ta. Një banor i këtij fshati, ka raportuar tek lajmi.net se çdo herë kur bie shi rruga e tyre vërshohet dhe ata duhet të marrin masa vetë që uji mos t’iu futet…

Lajme

24/04/2025 16:08

Banorët e fshatit Poliçk të Kamenicës po përballen me një situatë të vështirë pasi që shiu ka filluar të bëhet problem serioz për ta.

Një banor i këtij fshati, ka raportuar tek lajmi.net se çdo herë kur bie shi rruga e tyre vërshohet dhe ata duhet të marrin masa vetë që uji mos t’iu futet në shtëpi.

Ai thotë se secili prej tyre ka blerë një motor uji dhe përmes tij po detyrohen ta largojnë ujin, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net, ai ka thënë se mbi 10 herë kanë raportuar këtë problem në Komunën e Kamenicës, por përveç premtimeve nuk iu është bërë zgjidhje.

Pamje: