Shtëpi 950 mijë euro, banesë e veturë 35 mijë euro – kjo është pasuria e këshilltarit të Kurtit, Luan Dalipit
Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Pasurin e ka deklaruar edhe këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – Luan Dalipi. Ai ka deklaruar shtëpi në vlerë 950 mijë euro, si dhe një banesë 110 metra katror, në vlerë mbi…

Lajme
Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Pasurin e ka deklaruar edhe këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – Luan Dalipi.
Ai ka deklaruar shtëpi në vlerë 950 mijë euro, si dhe një banesë 110 metra katror, në vlerë mbi 110 mijë euro.
Dalipi përveç pasurisë së paluajtshme që kap vlerën e 1 milionë eurove, këshilltari i Kurtit posedon një veturë të tipi Mercedes Benz rreth 35 mijë euro, ndërkaq bashkëshortja e tij posedon veturë rreth 8.500 euro.
Gjithashtu, Dalipi në tri llogari të tija rrjedhëse ka rreth 61 mijë euro para të gatshme duke i llogaritur edhe ato të bashkëshortes që janë afër 4 mijë euro./Lajmi.net/