Dy shtëpi, ara e truall – Gati 2 milionë euro pasuri të paluajtshme e 70 mijë euro bibliotekë ka deklaruar Sami Kurteshi

Deklarimi i pasurisë të zyrtarëve publik ka bërë publike pasuritë e mëdha të cilat i kanë politikanë kosovarë. Një ndër ta është edhe anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi i cili ka plot 1 milionë e 720 mijë euro pasuri të paluajtshme. Përveç tyre, Kurteshi del të jetë “merakli” i librave, ku thotë se…

Lajme

24/04/2025 15:34

Deklarimi i pasurisë të zyrtarëve publik ka bërë publike pasuritë e mëdha të cilat i kanë politikanë kosovarë.

Një ndër ta është edhe anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi i cili ka plot 1 milionë e 720 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Përveç tyre, Kurteshi del të jetë “merakli” i librave, ku thotë se ka një bibliotekë në vlerë prej 70 mijë eurove në pronësi të tij, si dhe një veturë në vlerë prej 5 mijë e 500 eurove.

Ai gjithashtu është 100% pronar i biznesit individual “Luxury”, të cilën e ka vlerësuar me 30 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Si kursime, Kurteshi i ka deklaruar 5 mijë e 800 franga në një xhirollogari në Zvicër, ndërsa afro 8 mijë euro në dy sosh në Kosovë.

Ndonëse ka deklaruar shumë pasuri të paluajtshme, Kurteshi ka deklaruar edhe shumë para borxh.

Ai i ka deklaruar 250 mijë euro borxhe ndaj 4 vëllezërve të tij si dhe disa qindra mijëra euro borxhe për blerje toke.

 

Nga puna e tij, Kurteshi ka deklaruar se merr 18 mijë e 254 euro pagë vjetore.

Kurteshi ka qenë një ndër emrat me më së shumti “konflikte” me mediat e gazetarët gjatë dhe pas numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit./Lajmi.net/