Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish presidentin Thaçi në ditëlindjen e tij të 57-të. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish presidentin Thaçi në ditëlindjen e tij të 57-të.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij”.
Krasniqi ka shkruar se sot festojmë me të, shkruan lajmi.net.
“Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik. Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë. Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: