Vrasja e policit, Ibishi: Rastin e bënë edhe më të rëndë dyshimi për vrasjen e tij nga një i mitur
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si rast të ndjeshëm vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, në mënyrë të organizuar nga 7 të dyshuarit. Ibishi ka potencuar faktin që e bën edhe më të rëndë këtë rast është dyshimi për vrasjen e tij nga një i mitur. “Shumë rast i…

Lajme
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si rast të ndjeshëm vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, në mënyrë të organizuar nga 7 të dyshuarit.
Ibishi ka potencuar faktin që e bën edhe më të rëndë këtë rast është dyshimi për vrasjen e tij nga një i mitur.
“Shumë rast i rëndë sepse vet implikimi kur në momentin e kryerjes së veprës ende s’i ka pasur 18 vjet, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. U zgjedh një person për të cilën nëse caktohet burgim, mund të caktohet deri në 10 vite për të mitur, por jo edhe sikur që përfshihet vepra si e rëndë për vrasjen e zyrtarit policor me dënim maksimal deri në 25 vite apo burgim i përjetshëm”, ka thënë Ibishi në RTK.
Ibishi ka përmendur edhe dyshimet se ky grup mund të ketë një strukturë të konturave të tjera, e që e bën të nevojshëm kërkimin edhe më të thellë në rrethanat e saj.