Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve

Në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin mars të vitit 2024, kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara me 24. 7 për qind, skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë me 22.3 për qind, skema për Pensionet Paraplegjike dhe…

Lajme

22/04/2025 19:00

Në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin mars të vitit 2024, kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara me 24. 7 për qind, skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë me 22.3 për qind, skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike me 21. 4 për qind dhe skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 me 10,7 për qind.

Po ashtu sipas publikimit të fundit të Agjencisës së Statistikave të Kosovës, skema e pensioneve bazike të moshës ka shënuar rritje 12.7 për qind, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) me 6.4 për qind dhe skema për veteranët e luftës 0.4 për qind.

Ndërkaq, në këtë periudhë (mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024”, sipas ASK-së, kishte rënie të numrit të përfituesve nga skema për pensionet invalidore 35.7 për qind, skema për pensionet e Trepçës 35.6 për qind, skema e ndihmës sociale 20.6 për qind, skema për pensionet familjare 14.9 për qind, skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 10.7 për qind dhe skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 3.2 për qind, skema e kompensimeve për personat e verbër ka shënuar rënie 2 për qind dhe skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës 0.9 për qind.