Perteshi: Nuk ka ende asnjë konstatim zyrtar që e lidh vrasjen e rreshterit Lika me terrorizmin
Skender Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë “Prevent” ka reaguar ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika. Përmes një postimi në Facebook, Perteshi ka thenw se deri më tani nuk ekziston asnjë deklaratë apo konstatim zyrtar që e lidh këtë akt të…

Lajme
Skender Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë “Prevent” ka reaguar ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Përmes një postimi në Facebook, Perteshi ka thenw se deri më tani nuk ekziston asnjë deklaratë apo konstatim zyrtar që e lidh këtë akt të rëndë nga elementet terroriste të fshehura nën petkun fetar.
Tutje siç thotë ai, në këtë fazë, është e nevojshme të tregohet kujdes në mënyrën se si paraqitet dhe e interpretohet publikisht ngjarja.
“Hetimet janë ende në vijim, dhe është e rëndësishme që institucioneve përgjegjëse t’u lihet hapësira e nevojshme për të përcaktuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë motivet dhe rrethanat e këtij akti. Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë dëshmuar në të kaluarën se posedojnë kapacitetet e nevojshme për trajtimin e rasteve të ndjeshme dhe për garantimin e drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Pertreshi.
Ndryshe, në një aksion të gjerë të Policisë ku morën pjesë qindra zyrtarë policor në Kaçanik, më 21 prill u arrestuan 7 persona të cilët dyshohet se organizuan e kryen vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika. /Lajmi.net/