Trumpi do të marrë pjesë në funeralin e Papës në Romë

Donald dhe Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan në rrjete sociale. Gjatë ditës, Trumpi udhëroi që të gjithë flamujt federalë dhe shtetëror të ulen në gjysmështizë për nder të Papës. “Ai ishte një njeri i mirë, punoi shumë, e donte botën.…

Bota

21/04/2025 23:15

Donald dhe Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan në rrjete sociale.

Gjatë ditës, Trumpi udhëroi që të gjithë flamujt federalë dhe shtetëror të ulen në gjysmështizë për nder të Papës.

“Ai ishte një njeri i mirë, punoi shumë, e donte botën. Dhe është nder për ta bërë këtë”, tha ai.