Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut

Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në një deklaratë të Vatikanit. BBC ka raportuar për këtë njoftim të Vatikanit. Për më shumë, Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit – të lëshuar nga Vatikani tani – se ai dëshironte të varrosej…

Bota

21/04/2025 20:33

Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

BBC ka raportuar për këtë njoftim të Vatikanit.

Për më shumë, Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit – të lëshuar nga Vatikani tani – se ai dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës dhe “pa dekorim të veçantë”.

Shumë papë të mëparshëm janë varrosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ai gjithashtu kërkoi që vendi i tij i prehjes të kishte mbishkrimin e emrit të tij papal në latinisht: Franciscus.