Drejtori i Policisë, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për hetimin që po bëhen për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill. Gjatë deklarimit ndër të tjerash Hoxha tha se në aksionin e sotëm morën pjesë rreth 170 zyrtarë policorë, ku u arrestuan shtatë…

Lajme
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për hetimin që po bëhen për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill.
Gjatë deklarimit ndër të tjerash Hoxha tha se në aksionin e sotëm morën pjesë rreth 170 zyrtarë policorë, ku u arrestuan shtatë persona të dyshimtë.
Ai njoftoi se në mesin e të arrestuarve është një ish-pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Deri më tash nuk ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar por edhe një ish-pjesëtarë i FSK-së i arrestuar pra është ish dhe nuk është pjesëtarë aktiv. Është një armë me leje që është sekuestru e duhet shiku pastaj se si ka mbet aty. Nuk tash se është armë e policisë, pra është armë me leje”tha ai, transmeton lajmi.net.
Ai ritheksoi se i dyshuari i arrestuar në këtë rast “ka qenë pjesëtarë i FSK-së, pra s’është aktiv as i Policisë as i FSK-së”./Lajmi.net/
Kryeprokurori dhe Policia: Dyshimet janë se rreshteri Lika u vra për shkak të detyrës së tij zyrtare