Kryeprokurori dhe Policia: Dyshimet janë se rreshteri Lika u vra për shkak të detyrës së tij zyrtare
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Burim Çerkini është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm në Kaçanik në lidhje me hetimin e rastit të vrasjes së zyrtarit policor Muhamed Lika “Ka qenë rast i ndjeshëm ku me 1 prill humbi jetën rreshteri Lika. Si Prokurori jemi falënderues për punën e madhe që ka bërë…

Lajme
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Burim Çerkini është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm në Kaçanik në lidhje me hetimin e rastit të vrasjes së zyrtarit policor Muhamed Lika
“Ka qenë rast i ndjeshëm ku me 1 prill humbi jetën rreshteri Lika. Si Prokurori jemi falënderues për punën e madhe që ka bërë Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë deh gjithashtu edhe me gjykatën ku çdo kërkesë procedural është mbështetur nga ana e Gjykatës dhe sot kemi arritur ti arrestojmë shtatë persona që dyshohet me dyshim të bazuar mirë që kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Lika”,deklaroi prokurori.
Ai theksoi se edhe në konferencën paraprake kemi thënë se do t’iu informojmë në lidhje me zhvillimet.
“Sot kemi rezultat mund të themi preliminar ku 7 persona janë duke u intervistuar dhe me vendim të prokurorit do të vazhdohet procedura më tutje. Sigurisht se ata do të shkojnë në mbajtje për procedura të mëtutjeshme. Bashkëpunimi institucional gjithmonë rezulton me rezultate pozitive siç është rasti i sotshëm. Në si prokurori dhe polici ia kemi pasur borgj policisë dh e rreshterit Lika që t’i bëjmë këto veprime dhe të kemi këtë rezultat “deklaroi Kryeprokurori Çerkini, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë çështje në konferencë për media gazetarët kanë pyetur në lidhje me motivimin që dyshohet se ka çuar deri në këtë vrasje.
Me këtë rast u tha se në bazë të hetimeve të para dyshohet se deri tek vrasja ka shkuar si shkak i punës zyrtare të rreshterit Lika.
“Deri më tani është pak herët të flasim për motivim por sipas asaj që kemi lidhet motivi me punën e tij si polic, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Dyshimet tona janë që vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare, por motivi do të hetohet pas intervistimit dhe ekzaminimit dhe pajisjeve që janë sekuestruar”./Lajmi.net/