Cilat janë afatet ligjore të LVV-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit?
Në dy tentativa, nuk u arrit që propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentarin të marrë dritën jeshile. Kësisoj, deputetja Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë, çka bëri që të pezullohet seanca për 48 orë. Por cilat janë afatet ligjore deri në zgjedhjen e kësaj pozite, me emrin e propozuar nga Lëvizja…

Lajme
Në dy tentativa, nuk u arrit që propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentarin të marrë dritën jeshile.
Kësisoj, deputetja Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë, çka bëri që të pezullohet seanca për 48 orë.
Por cilat janë afatet ligjore deri në zgjedhjen e kësaj pozite, me emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje?
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kushtetuta i lejon Lëvizjes Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar që sërish ta propozojë emrin për Kryetar të Kuvendit.
“Sqarime tjera nuk ofron as Kushtetuta as nuk ofron aktgjykimi i vitit 2014 nëse në mënyrë të pakufijshme vlen kjo e drejtë e propozimit nga e Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë duhet parë, duhet shterur në mënyrë të arsyeshme mundësitë e kësaj partie të propozoj ndoshta edhe kandidatët tjerë që eventualisht të provohet nëse ndonjëri kandidat tjetër mund të sigurojë shumicën prej 61 votave në Kuvend për t’u zgjidhur kryetar i Kuvendit”, thotë ai për Tëvë1.
Madje, ai shpjegon se çfarë hapash mund të ndërmarrin deputetët e subjektit më të madh politik, në rast se dështon sërish emërimi i kësaj pozite.
“Nëse vazhdojmë edhe ditëve në vijim dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një marrëveshje të bashkëqeverisjes me ndonjë subjekt tjetër politik që i garanton një shumicë prej 61 votash në Kuvend atëherë këta deputetë mund të kërkojnë të themi ashtu mundësinë që ose të shqyrtojnë mundësinë që përsëri të pyesin Gjykatën Kushtetuese ose të parashtrojnë një rast ose çështje në Gjykatë Kushtetuese për të zgjidhur propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, tha ai.
Sipas tij, çdo ndërprerje e seancës nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë dhe se betimi i deputetëve nuk nënkupton se Kuvendi është konstituuar dhe se kjo bëhet vetëm kur zgjedhet kryeparlamentari.