Kryesuesi njoftoi se ndëpritet seanca- Agim Bahtiri nis të duartrokas, bashkëpartiakët e shohin me habi
Një situatë që nuk kishte ndodhur më parë u krijua sot në Kuvendin e Kosovës. Aty dështoi të zhvillohet siç duhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kësisoj drejtuesi i seancës së stome, deputeti Avni Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për shkak se nuk është votuar raporti i komisionit për mandate. E në këtë moment…

Lajme
Një situatë që nuk kishte ndodhur më parë u krijua sot në Kuvendin e Kosovës.
Aty dështoi të zhvillohet siç duhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kësisoj drejtuesi i seancës së stome, deputeti Avni Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për shkak se nuk është votuar raporti i komisionit për mandate.
E në këtë moment dikush zgjodhi që të duartrokas, anipse situata nuk ishte aspak për t’u duartrokitur.
Deputeti që duartrokiti në këtë moment ishte Agim Bahtiri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Derisa në Kuvend ishte heshtje dhe po dëgjohej çfarë po lajmëronte kryesuesi, Agim Bahtiri nisi të duartrokas derisa bashkëpartiakët filluan ta shohin e t’ia bëjnë të ditur të ndalet./Lajmi.net/
