Bugaqku: Krijimi i institucioneve është në të mirë të vendit e partive politike
Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Anëtari i KDI-së, Vullnet Bugaqku, tha se nesër pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, duke shpresuar se të gjithë deputetët do jenë prezent në seancë. “Nesër është dita kur pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit, datë e caktuar nga ana…

Lajme
Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Anëtari i KDI-së, Vullnet Bugaqku, tha se nesër pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, duke shpresuar se të gjithë deputetët do jenë prezent në seancë.
“Nesër është dita kur pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit, datë e caktuar nga ana e presidentes.Pritet janë, urojmë dhe shpresojmë që të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Uroj që të gjithë deputetët do të jenë të pranishëm e të votojnë në themelimin e institucioneve të Kosovës“, tha ai në Kanal10.
E se çfarë mund të ndodh, Bugaqku nuk përjashtoi edhe befasitë.
“Befasitë janë të mundshme në Kosovë, ka skenar e janë diskutuar shumë opsione se çfarë mund të ndodh, mund të ketë mundësi të mos propozohet kryetari i Kuvendit. Besoj që nesër është interes i Republikës së Kosovës dhe partive që të kemi krijim të institucioneve”.